Flash

Pas reagimit të Britney, Halsey ndan detaje nga kënga "Lucky"

Lapsi.al 2 August 2024
Pas reagimit të Britney, Halsey ndan detaje nga kënga

Halsey po ndan disa detaje të reja për këngën e saj të fundit, "Lucky" dhe se si Britney Spears ishte aty "në çdo hap të rrugës".

Artistja tha në një intervistë të re me BBC Radio 1 se për këngën e re - e cila ndërthur hitin e vitit 2000 të Spears me të njëjtin emër - Spears ishte përfshirë në planet e Halsey-t përpara publikimit të saj.

"Unë ndava gjithçka me të në çdo hap të rrugës," tha Halsey. "Që nga demonstrimi i parë i këngës. I dërgova asaj një fragmente nga videoklipi vetëm sepse doja të sigurohesha që po bëja gjënë e duhur."

"Ajo më dërgoi aksesorë  për përvjetorin e 'Lucky' dhe unë i dërgova asaj disa aksesorë dhe gjëra të tilla," shtoi këngëtarja.

Halsey përfundimisht publikoi "Lucky" të premten, më 26 korrik. Kënga eksploron marrëdhënien e Halsey me famën, amësinë dhe komentet publike për shëndetin e saj. Halsey zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me Lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ

Disa orë pas publikimit të videos muajin e kaluar, Spears postoi në lidhje me të në X (ish-Twitter), duke shkruar se ajo ishte "shumë e mërzitur për videon e Halsey" dhe ndihej "e ngacmuar, e dhunuar". Në mesazh thuhej gjithashtu se ajo do të "fliste me avokatët për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë çështje".

Britney më pas e fshiu kritikën, duke sqaruar se ishte "lajm i rremë" dhe shkroi "Unë e dua Halsey dhe kjo është arsyeja pse e fshiva postimin!!!"

 

Të këshilluara

Së shpejti filmi biografik i Britney Spears

Një film biografik i Britney Spears po vjen në ekranin e madh. U njoftua të enjten se Universal Pictures ka fituar të drejtat për kujtimet më të shitura të S...

20:47

Cardi B, nënë për herë të tretë

Cardi B ka zbuluar se pret fëmijën e saj të tretë mes divorcit nga bashkëshorti i saj i larguar, Offset. Të enjten, reperja 31-vjeçare njoftoi lajmin e saj për ...

19:46

Cardi B kërkon divorcin nga Offset

Cardi B ka vendosur të ndahet përfundimisht nga Offset. Reperja bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Si...

18:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI