Flash

Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Fier

Lapsi.al 2 August 2024
Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit nderkombëtar “Sundimi i ligjit”. Ata ishin shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Mësohet se në pranga janë vendosur Ardis Caka, 22 vjeç, dhe Elton Duraj, 40 vjeç. Caka ishte dënuar me 6 vite burg nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë. Duraj ishte dënuar me 6 vjet burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier/Vijon megaoperacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Të dënuar nga Gjykata e Apelit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:

-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI