Flash

Detyronin të miturin të bëjë video me fjalor banal, Prokuroria e Beratit çon në gjyq babain dhe gjyshen

Lapsi.al 2 August 2024
Detyronin të miturin të bëjë video me fjalor banal,

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku. Nënë e bir detyronin djalin e mitur 10-vjeçar të bënte video në rrjetin social "Tik Tok" duke përdorur një fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

I mituri ka treguar se shpesh herë është kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse nuk donte. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri. Babai dhe gjyshja e 10-vjeçarit tashmë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore. ...

07:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI