Flash

Denoncimi/ Gjykata e Vlorës ndryshoi vendimin e ATP-së për tokat e Ramës

Lapsi.al 2 August 2024
Denoncimi/ Gjykata e Vlorës ndryshoi vendimin e ATP-së për tokat

Partia Demokratike denoncoi një rast lidhur me çështjen e pronave në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso tha se Gjykata e Vlorës ka ndryshuar vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për një sipërfaqe prej 22.4 hektarë tokë. Sipas tij, toka i ka kaluar trashëgimtarëve të familjes Koleka, të afërm të kryeministrit Edi Rama.

“ATP e ka refuzuar regjistrimin e pronës në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion si mungesa e vendimti të shpronësimit, mungesa e pozicionit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës. Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me vendim nr.49 dt.19.03.2019. Ndryshon vendimi nr.504 dt.30.03.2017 të ATP. Njeh pronën prej 22.4 ha dhe bën pozicionimin e saj”, tha Kaso.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI