Flash

Berisha, thirrje himarjotëve: Mos votoni Tavon, vjen të marrë pronat tuaja

Lapsi.al 2 August 2024
Berisha, thirrje himarjotëve: Mos votoni Tavon, vjen të marrë

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Himarës që të mos votojnë kandidatin socialist, Vangjel Tavo, por atë demokrat Petro Gjikuria. Sipas Berishës, himariotët duhet të votojnë për të drejtat dhe tokat e tyre, ndërsa sulmoi Tavon dhe kryeministrin Edi Rama.

"O miq, mafiozi nuk ka atdhe, nuk ka fe, nuk ka moral, mafiozi është vetëm mafioz. Ka vetëm interesa mafioze. Për interesat mafioze të Oltës Strategjike, shkelmon mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues. Për interesat më mafioze, burgos Belerin me motive tërësisht politike, vetëm e vetëm se Beleri ia bënte pluhur ëndrrën e Gjipesë të 224 mijë metra katrorë tokë. E keni parasysh? E dini ku u bie Gjipeja? Kanioni i Gjipesë. Imagjinoni ju se ku i ka ngelur shpirti atij. Pra, qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja.

Është votë për të drejtat tuaja. Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama. Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë. Po Gjipeja është një dosje. Po ku ta dimë ne sa dosje të tjera mund të ketë ky njeri që para tre muajsh na zotohej se unë dhe nëna ime e ndjerë, nuk kemi kërkuar një metër katror tokë?

Po çfarë rrenacaku është ky? Edhe shpirtin e nënës së vdekur e përdorur për të mashtruar. Çfarë morali ka ky? Ndaj dhe e mbyll këtë fjalë, me thirrjen time për qytetarët e Himarës, shmangni çdo provokim, votoni si qytetarë të denjë ditën e dielë. Përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione ndaj jush nga bandat e Edi Ramës dhe fitorja është e juaja, fitorja është e Himarës, është e demokracisë. Fitore, fitore, fitore!" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI