Flash

Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Himarë, KQZ miraton vendndodhjen e QV

Lapsi.al 1 August 2024
Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Himarë, KQZ miraton vendndodhjen

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot në seancë publike projektvendimin “Për dhënie autorizimi për ndërrimin e vendndodhjes së qendrës së votimit nr. 4589/00, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Pas verifikimeve të bëra nga Administrata e KQZ-së për objektin e propozuar për QV, Komisioneri vendosi dhënien e autorizimit për ndërrimin e vendndodhjes së QV nr. 4589/00 nga shkolla 9-vjeçare “Nikolla Pano Meniko”, Spile, Rr. Xhorxh Tened, nr. 4 në ambientin privat në pronësi të shtetasit Odhise Milo me adresë Himarë, Lagjia 1 Maji, Rr. Milto Kallushi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur edhe materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të planifikuara për tu zhvilluar më 4 Gusht 2024. Këto materiale do të shpërndahen në 36 qendra votimi dhe përfshijnë:

• Fletët e votimit

• Dokumentacionin zgjedhor për përdorim nga Komisionet e Qendrave të Votimit

• Pajisjet Elektronike të Identifikimit (PEI)

• Kamerat monitoruese për qendrat e votimit

• Kamerat regjistruese/monitoruese të VNV

Materialet zgjedhore do të dërgohen fillimisht në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88 në Bashkinë Himarë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Pas kësaj, do të vijojë shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit.

Të këshilluara

Vendimi/ Qeveria indekson pensionet me 13.5%

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me indeksin 13.5 %. Kjo është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar ap...

21:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI