Flash

Turqia bllokon bashkëpunimin e NATO-s me Izraelin, shkak situata në Gaza

Lapsi.al 1 August 2024
Turqia bllokon bashkëpunimin e NATO-s me Izraelin, shkak situata në

Turqia ka bllokuar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Izraelit që nga tetori për luftën në Gaza, duke argumentuar se aleanca nuk duhet të angazhohet me Izraelin si partner deri sa të përfundojë konflikti, thanë burime të njohura me procesin për Reuters.

Izraeli ka statusin e një partneri të NATO-s dhe ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Aleancën dhe disa nga anëtarët e saj, veçanërisht aleatin e tij më të madh, Shtetet e Bashkuara.

Përpara ofensivës së Izraelit në Gaza e shkaktuar nga një masakër nga grupi terrorist palestinez Hamas më 7 tetor – Turqia anëtare e NATO-s punoi për të ndrequr lidhjet e tensionuara prej kohësh me Izraelin.

Që atëherë, Ankaraja ka qenë kritike e ashpër ndaj operacionit të Izraelit në Gaza, për të cilin thotë se përbën gjenocid dhe ka ndaluar të gjithë tregtinë dypalëshe. Ajo gjithashtu kritikoi shumë aleatë perëndimorë për mbështetjen e tyre për Izraelin.

Duke folur në kushte anonimiteti, burimet për Reuters thonë se Turqia kishte vënë veton ndaj të gjitha angazhimeve të NATO-s me Izraelin që nga tetori, duke përfshirë takimet dhe stërvitjet e përbashkëta, duke e parë “masakrën” e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza si një shkelje të parimeve thelbësore të NATO-s.

Një hetim i Kombeve të Bashkuara në muajin qershor zbuloi se Izraeli dhe Hamasi kryen krime lufte në fazat e hershme të luftës në Gaza. Aty thuhet se veprimet e Izraelit përbëjnë krime kundër njerëzimit për shkak të humbjes masive të civilëve. Izraeli e kundërshton këtë dhe thotë se operacioni në Gaza, i cili ka vrarë rreth 40 mijë njerëz, ka për qëllim çrrënjosjen e Hamasit.

Burimet thanë se Turqia do ta mbajë këtë bllokadë dhe nuk do të lejojë që Izraeli të vazhdojë apo përmirësojë ndërveprimin e tij me NATO-n derisa të përfundojë konflikti, sepse beson se veprimet e Izraelit në Gaza shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat universale të njeriut.

Pas samitit të NATO-s në Uashington në korrik, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk ishte e mundur që NATO të vazhdonte partneritetin e saj me administratën izraelite. Në fillim të kësaj jave, ministri i jashtëm i Izraelit i bëri thirrje aleancës që të përjashtonte Turqinë pasi Erdogan u duk se kërcënoi të hynte në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabakh.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Itali

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 20 km dhe ka ndodhur 124 km në jug të Tarantos, Itali. Ende nuk dihet për dëme materiale, apo...

21:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI