Flash

Skandal në aeroportin e Shkupit/ Forcat e sigurisë tentojnë t'i marrin telefonin Vjosa Osmanit

Lapsi.al 1 August 2024
Skandal në aeroportin e Shkupit/ Forcat e sigurisë tentojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përjetuar një incident të papritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sipas raportimit nga mediat në Kosovë sigurimi i këtij aeroporti ka tentuar t'i marrë Vjosa Osmanit telefonin personal.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare. Kupina tha se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit.

“Ekipi i presidentes i shpjegoi rregullat zyrtarit të aeroportit, por ai tentoi fizikisht ta shtyjë presidenten, ç'ka detyroi Policinë e Kosovës të ndërhyjë për ta hapur rrugën. Kjo sjellje është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave krerët e shtetit mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike” - tha Kupina.

Sipas tij pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, ndonëse ekipi i saj lejoj për të kaluar në sallën VIP, e cila ishte rezervuar nga Ambasada e Kosovës.

“Nuk është lejuar në asnjë mënyrë dorëzimi i telefonit personal. Sjellja e zyrtarit të aeroportit është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur kurrë në udhëtimet e presidentes,” tha ai.

Kupina gjithashtu tregoi se kishte një tendencë për ta provokuar delegacionin e Kosovës dhe se presidentja e kishte njoftuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, mbi këtë skandal diplomatik. Ai falënderoi Gashin për ndihmën e ofruar. Pas incidentit, Aeroporti i Shkupit nuk lejoi aeroplanin komercial të niset për më shumë se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejonte nisjen.

“Kabineti i presidentes e kontaktuar palën sllovene, e cila e mohoi këtë informacion,” tha Kupina, duke shtuar se presidenca e konsideron çdo trajtim të tillë si një sulm ndaj vetë shtetit të Kosovës. “Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka trajtuar në këtë mënyrë presidentët e vendeve të tjera dhe nuk do ta lejojë një situatë të tillë,” - përfundoi Kupina. 

Ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti që ka konfirmuar incidentin.

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, - tha Mexhiti.

Sipas medias maqedonase “Infomax.mk”, gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte Aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hapë valixhen për kontroll, kur kjo i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit. Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, por pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata është agravuar duke bërë që forcat e sigurisë të nxjerrin edhe armët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vendimi/ Qeveria indekson pensionet me 13.5%

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me indeksin 13.5 %. Kjo është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar ap...

21:30

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI