Flash

Mori peng një person për 70 mijë euro, kush është Tori Xheçuka i arratisur në Dubai

Lapsi.al 31 July 2024
Mori peng një person për 70 mijë euro, kush është Tori

Tori alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit. Edhe pse i arrestuar dhe i vënë përballë togave të zeza për disa ngjarje të rënda, Xheçuka ia ka dalë të fitojë pafajësinë. Sot, Policia e Tiranës ka shpallur atë në kërkim për për një rast shtrëngimi për dhënie pasurie ndaj një 35-vjeçari. Dy nga personat e lidhur me këtë ngjarje, Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta janë në kërkim në kuadër të operacionit “The Debt”, ndërsa është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, banues në Tiranë. Në arrest shtëpie janë lënë Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç.

Hektor Xheçuka i njohur si “ushtari” i Ervis Martianjt bashkë me 6 persona të tjerë ka dhunuar një 35-vjeçar dhe i ka kërkuan 70 mijë euro. Xheçuka dyshohet se është arratisur në Dubai.

36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i zhdukur prej gushtit 2022.

Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital. Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë. Në nëntor 2018, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia.

Ushtari i Martinajt ka qenë i përfolur edhe në vrasjen e Ajet Zeqajt. Ai u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në atë kohë u përfol për një vrasës me pagesë, por asnjëherë nuk u vërtetua lidhja e Xheçukës me këtë ngjarje kriminale.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

Të këshilluara

Tjetër vatër zjarri në Gjirokastër

Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zja...

22:04

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI