Flash

Kontrabandonin emigrantë kundrejt fitimit deri në 10 mijë euro, SPAK çon për gjykim 4 shtetas të huaj

Lapsi.al 31 July 2024
Kontrabandonin emigrantë kundrejt fitimit deri në 10 mijë euro,

SPAK ka përcjellë për gjykim në GJKKO dosjen me 4 të pandehur, shtetas të huaj, që dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal në trafikimin e personave nga vendet e 3-ta, duke përdorur Shqipërinë, drejt vendeve të BE-së.

Dyshohet se këta persona pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Dosja ndaj tyre është pjesë e një hetimi mbi disa grupe kriminale të organizuara që trafikonin emigrantë të paligjshëm.

SPAK ka cuar për gjykim shtetasit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) nga Egjipti, Soran Saber ngaIraku, Yalcin Ali Hanci dhe Mustafa Koseoglu nga Turqia, në vendin tonë kanë bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe kanë trafikuar emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.148/2020, në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber dhe Yalcin Ali Hanci, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe të pandehurit Mustafa Koseoglu, i cili akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Në seancën e datës 31.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 31, datë 31.07.2024 vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1. Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

2. Soran Saber, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

3. Yalcin Ali Hanci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

4. Mustafa Koseoglu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, duke ja vënë në dispozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik, për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

II. Në bazë të nenit 332/ë të K.Pr.Penale, fashikulli i gjykimit të jetë i përbërë nga të gjitha aktet e paraqitura nga prokurori, janë gjithsej 52 volume duke përjashtuar prej tyre procesverbalet me deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, me deklarimet e personave të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo me cilësinë e personit të pandehur, në kushtet që gjatë këtij gjykimi nuk u paraqit kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe nuk mund të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjykim.

III. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

IV. Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Kryesekretarinë e kësaj gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI