Flash

Kërkon lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Lapsi.al 31 July 2024
Kërkon lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht. Seanca e tij është shtyrë për herë të tretë.

Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash. Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Ai u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjesshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI