Flash

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Lapsi.al 30 July 2024
Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga

Zjarri në zonën e Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Kjo ka bërë që të kërkohet ndërhyrja nga ajri me helikopter. Megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikë është bërë e pamundur shuarja, pasi flakët favorizohen nga era e fuqishme.

Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

Situata kritike ka bërë që në orët e para të mëngjesit të ndërhyhet me helikopter.

Njoftimi:

Situatë alarmante në Shëngjin gjatë gjithë natës....

Situata e zjarreve aktive në QARKUN LEZHË, DATË 30.07.2024.

1. Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia admistrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.

Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.

Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.

Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

Në këto kushte kërkojmë gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI