Flash

Zëvendësoi Ilir Beqajn, Rama shkarkon pas 7 muajsh drejtoreshën e SASPAC

Lapsi.al 30 July 2024
Zëvendësoi Ilir Beqajn, Rama shkarkon pas 7 muajsh drejtoreshën e

Dora e zgjatur e Ilir Beqajt dhe Mirela Kumbaros në fondet e agjencisë SASPAC është shkarkuar nga detyra. Siç mëson Lapsi.al, me vendim qeverie Jona Suli u largua një ditë më parë.

Sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Prej fillimit në muajin dhjetor 2023, Jona Suli u emërua përmes një procesi farsë në krye të asaj agjencie. U ndryshuan kriteret enkas që t'i bënin "kostumit" të ish-sekretares së paradhomës së Mirela Kumbaros pa përvojë drejtimi.

Qëllimi ishte i qartë që në fillim, ajo shkonte në atë agjenci si njeriu i Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, në mënyrë që këta të dy të kishin aksesin që kërkonin në milionat e Bashkimit Europian.

Kujtojmë që në aferën e fundit të SASPAC, që çoi në arrestimin e Ilir Beqajt shfaqet edhe Mirela Kumbaro përmes një eventi për turizmin ku ka dyshime se janë keqpërdorur qindra mijëra euro fonde.

SPAK ndërkohë ka zbërthyer celularin e Ilir Beqajt, ku mes bisedave private me Mirela Kumbaron ka edhe biseda për zëvendësuesin e Beqajt në krye të SASPAC. Pra, të dy bashkë kanë koordinuar emërimin në këtë agjenci të Jona Sulit.

Pas 7 muajsh pa shkëlqim e me sjellje histerike karshi punonjësve të kësaj agjencie, një pjesë e madhe e të cilëve nisën të largohen, Suli u shkarkua një ditë më parë. Pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë Rama, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.

Arsyet e shkarkimit nuk bëhen me dije ende dhe është e kotë t'i presim. Rama shkarkon dhe emëron ministra pa asnjë shpjegim, jo më të na sqarojë pse shkarkoi ish-sekretaren e paradhomës së Mirela Kumbaros.

Pasuesi/pasuesja e Jona Sulit në krye të SASPAC me siguri është paracaktuar që tani. Konkursi dhe Rilindja nuk bëhen dot kurrë bashkë. Çdo garë është e sajuar, çdo proces është i manipuluar. Emrat e mundshëm tani janë Eridana Çano, drejteresha e Bashkëqeverisjes, Adela Xhemali, zv.ministre e Financave ose Zerina Bruci, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. @Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI