Flash

Miratohen ndryshimet/ Sa vota morën ministrat e rinj

Lapsi.al 30 July 2024
Miratohen ndryshimet/ Sa vota morën ministrat e rinj

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, mes tensioneve të krijuara nga opozita. Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, teksa disa deputetë janë çuar në këmbë duke tentuar të bllokojnë foltoren.

Megjithatë, votimi në seancën e fundit të drejtuar prej Lindita Nikollës, ka vijuar, edhe pse mes debateve.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar Edi Ramës duke e quajtur “hajdut”, ndërsa Nikolla e ka përjashtuar nga seanca. Bardhi kishte kërkuar debat për ndryshimet në qeveri, por kërkesa e tij nuk u pranua.

Votimi i ndryshimeve në qeveri:

Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin u bë me:

79 vota pro

Spinach Recalled After Testing Positive for Listeria

Keep Watching

2 abstenim

2 vota kundër

Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave u bë me:

78 vota pro

2 abstenim

5 vota kundër

Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes u bë me:

78 vota pro

2 abstenim

0 vota kundër

Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm u bë me:

84 vota Pro

2 kunder

0 abstenim

Emërimet e reja

Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me:

77 vota pro

2 abstenim

14 vota kunder

Pirro Vengu u emërua ministri i Mbrojtjejs me:

77 vota pro

2 abstenim

12 kundër

Ervin Hoxha, u emërua ministri i Brendshëm me:

76 vota pro

2 abstenim

11 vota kundër

Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

78 vota pro

9 kundër

0 abstenim.

Gjithashtu Bledi Çuçi është zgjedhur me 77 vota pro nënkryetar Kuvendit, duke pasuar Ermonela Felajn, ndërsa Elisa Spiropali është emëruar kryetare e Kuvendit, duke pasuar Lindita Nikollën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI