Flash

Grevë urie në burgjet greke, pjesë e tyre rreth 1600 të burgosur shqiptarë

Lapsi.al 29 July 2024
Grevë urie në burgjet greke, pjesë e tyre rreth 1600 të

Rreth 1589 të burgosur me origjinë shqiptare prej disa ditësh janë futur në grevë urie në burgjet greke.

Shkak është bërë një qarkore që Ministria greke e Drejtësise ka nxjerrë lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve dhe të lirimit me kusht për të burgosurit.

Sipas denoncimeve të vetë të burgosurve, udhëzimi në fjalë është bërë enkas për të mbajtur brenda burgjeve disa prej terroristëve të organizatës famëkeqe “17 Nëntori” si dhe të dënuarit për organizatën kriminale të Agimit të Artë, rastet e përdhunuesve të të miturve ose vrasjeve të grave, por prek edhe të dënuarit e tjerë të cilët thonë se penalizohen me të pa drejtë.

Në greve marrin pjesë të dënuar që mbahen në burgjet e Haniasë, Halkidhës, Korfuzit, Dhomokosë, Nafplios, Patrës, Neapolit dhe Larisës.

Ministria greke e drejtësisë pranon se situata është e vështrirë dhe se po shqyrton rastet herë pas here me qëllim përjashtimin nga kjo qarkore të të dënuarve që vlerësohet se janë reabilituar ose nuk konsiderohen të rrezikshëm.

Të burgosurit denoncojnë edhe raste në të cilat drejtues të burgjeve iu bëjnë presion për të ndërprerë grevën.

Të këshilluara

Zjarr i madh edhe në Elbasan

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Gjinar të Elbasanit. Burime zyrtare konfirmuan se vënia...

17:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI