Flash

Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet në qeveri

Lapsi.al 28 July 2024
Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij para mediave pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste. Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.

"Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet," tha Klosi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI