Flash

Balla ikën nga ministër i Brendshëm, Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare

Lapsi.al 28 July 2024
Balla ikën nga ministër i Brendshëm, Elisa e Skënderbeut

  1. Ne Në më pak se një vit Rama ka prerë kokën e Taulant Ballës duke e eleminuar nga posti i rëndësishëm i ministrit të Brendshëm, duke e degraduar në postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Këtë të fundit e mbante Elisa Spiropali e cila do te jete kryetarja e re e Parlamentit, që është shpërblyer për besnikëri të thjellë ndaj Skënderbeut, fjalimet e të cilit në OKB e kanë mbushur vendin me turistë të huaj. "Eh mor Pandi (Majko) na u rritën fëmijët" e komentoi Rama lajmin e gradimit të saj.

Ndërkohë surprizë dhe mister qe njoftimi që degradonte Tulant Ballën. Ai që në Ministrinë e Brendshme pritet të zëvendësohet nga, Ervin Hoxha (shiko skedën poshtë), nuk e priste aspap këtë ndëshkim.

Ndonëse nuk e shfaqi në intervistën që dha pas lajmit, as Niko Peleshi nuk e ka dashur largimin nga Ministër i Mbrojtjes për t'i lënë vendim, Pirro Vengut (shiko skedën poshtë). Niko Peleshi tani do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte atë deri më sot, do të jetë nenkryetari i Kuvendit, duke zëvëndësuar Ermonela Felaj.

Po ashtu, Ervin Mete pas një kohe të shkurtër qëndrimi, ikën nga Ministria e Financave, post të cilin do ta marrë Petrit Malaj (shiko skedën poshtë).

Edi Rama i shpalli këto ndryshime krejt në fund të fjalës së tij të gjatë përpara kongresit të Partisë Socialiste, pa asnjë diskutim me këtë forum, për ata që do të ikin, apo për të thyer anonimitetin e atyre që do të ngrihen. Mënyra sesi ai bëri shpalljen hodhi poshtë  predikimin e gjatë për platformën e prezantuar "deputeti që duam", e cila ftonte socialistët e thjeshtë për t'u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Menjëherë sapo mbaroi fjalimin ku shpalli ndryshime në kabinetin qeveritar, kryeministri u pa të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit e priste me besnikëri më këtë të dielë pushimi.

Bajram Begaj ka marrë menjëherë në dorë propozimet që pritet ti dekretojë së shpejti.

©Lapsi.al

NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla

(pa prezantim)

Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ervin Hoxha ka pasur një karrierrë të gjatë postesh të niveli të dytë:Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.  Sef undmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Minister i Financave, Petrit Malaj

Petrit Malaj ka qenë drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN) që në janar të vitit 2024. Specializimi i tij  “Banking and Finance”. Më parë ka punuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Internationa'.

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Pirro Vengu ka qenë drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, ish shefi iu kabinetit në ministrinë e Jashtme kur e drejtonte Ditmir Bushatit dhe në fund Drejtor i Portit të Durrësit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI