Flash

Ndryshimet e ministrave, si përdhosje e kongresit

Lapsi.al 28 July 2024
Ndryshimet e ministrave, si përdhosje e kongresit

Edi Rama mund ta zgjonte nga gjumi Bajaram Begajn gjatë çdo lloj të diele të zakonshme, për t’i dorëzuar dekretet për ministrat e rinj.

Ai mund të ishte treguar më i kujdesshëm me Niko Peleshin, i cili megjithëatë, nxitoi të shpallte se ndihej i lumtur që nuk qe konsultuar as për trajektoren e fatit të vet.

Ai mund të kish zgjedhur foltoren e kryeministrisë për të shpallur ata që do degradonte apo do largonte nga kabineti dhe të rinjtë që do propozonte aty. Por ai preferoi t’a bëjë pikërisht gjatë kongresit të PS-së, të cilit i’a kishte ndryshuar disa herë datën në funksion të kapriçove të çarterit të vet.

Fakti që kryeministri zgjodhi këtë formë për të shpallur “surprizat e reja”, nuk është, as i rastësishëm, as i pafajshëm. Mesazhi qe i qartë: kongresi si forumi më i lartë i PS, nuk është asgjë tjetër veçse një vegël në shërbim të gjithëpushtetshmërisë së vet.

LEXO ME TEJ:

Balla ikën nga ministër i Brendëm, Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare

Në të vërtetë, i gjithë show-u i kësaj të diele fundkorriku ishte konceptuar si i tillë, si një himn për madhështinë e prijësit që vendos i vetëm. Kjo u pa në performancën e turpshme të students Helenë, që lexoi fjalimin e parapërgatitur me fabulën e gjyshes së saj, që bënte be për udhëheqësin dhe besonte symbyllur se premtimet e tij do realizoheshin. Ajo u duk në venerimin që ministrja e negociatave tregoi për kohën e lavdishme të bashkisë, kur i kish ndritur fati për të punuar me liderin e ardhshëm. Ajo vezulloi me emfazën e ministres së fëmijëve, që këtë herë e shprehu përdëllimin e saj pa gafa të dukshme. Ajo shpërtheu me frazat e Mamicës të cilat qenë dëshmia më e qartë se servilizmi dhe lëpirja shpërblehen një ditë.

Të gjitha ato që u thanë me fjalë në tribune, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm, u konkretizuan edhe me mënyrën pa dinjitet sesi ai i serviri kongresit tekat e tij për qeverinë. Askush nuk e mori vesh për çfarë arsyeje iku Taulant Balla nga ministër i Brendëshëm. A kish punuar mirë, apo keq? A i shërben më shumë partisë si polic, apo si roje i deputetëve? Në fund të fundit, se çfarë bëri ai në gati një vit në krye të njërit prej dikastereve më të rëndësishme?

Po në më pak se dhjetë muaj, cili qe impakti i Ervin Metes te Financat? A ishin të vërteta aludimet se ai nuk hidhte firmat për çdo fantazi të çartur me synime grabitqare?

A meritonte një diskutim forumi më i lartë i PS-së për ndryshimet në ministritë më të rëndësishme si Rendi, Financat dhe Mbrojtja? A mundej dikush të kishte ndonjë propozim më të mirë sesa të panjohurit nga publiku i gjërë: Ervin Hoxha, Petrit Malaj apo Piro Vengu?

Natyrisht, le të mos bëhemi naivë. Asnjeri nuk mund të priste që Rama të konsultohej me të tjerë, se kë zgjedh ushtarë apo sejmenë për veten e tij. Këtu ai është koherent dhe na ka mësuar prej kohësh me këtë personalizim të skajshëm.

U shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes, flet Peleshi: Nuk e dija!

Por ajo që pritej qe që, së paku, ai të tregonte më tepër skrupuj formalë dhe mos ta mblidhte forumin më të lartë të partisë, thjeshtë si sfond me ngjyra, ku shpall fermanet e veta.

Begajn mund ta zgjonte kur të donte, vendin mund ta zgjidhte si të kishte qejf, po kongresit mund ti’a shmangte këtë përdhosje. Jo për gjë, por sepse ajo që duket si një sjellje koherente, në këtë rast pillte një kontradiktë dhe një paradoks të madh.

Shefi dhe ministrat e tij folën gjatë me fjalë për pratformën « deputeti që duam ». Ata i bënë thirrje militantëve që të zgjidhnin vetë përfaqësuesit e tyre, të ishin aktivë, të bënin propozime, të mobilizonin dhe të tjerët, për të pasur më shumë zë në vendimmarrje.

Po pyetja bëhet: ç‘kuptim ka të propogandosh të tilla pallavra, kur në fund jep mesazhin e fortë se vendimet merren unilateralisht nga lart dhe pa konsultim me askënd ?

Ç’do mendje normale këtu do të kapte një kontradiktë,  mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.

Por as kjo, ndoshta, nuk ka qenë një rastësi. Profile të shumta autokratësh apo diktatorësh, në kohë dhe hapsira të ndryshme, na mësojnë se pas nënshtrimit ata kanë kënaqësinë perverse t’i tallin turmat që i’u këndojnë hosana. Me gjasë kjo ka ndodhur në atë sallë pallati kongresesh-, të ideuar që në gjenezë për shfaqe të tilla-, ku nga njëra ana shefi i ftonte pjesmarrësist të ishin aktivë e të jepnin mendime dhe nga ana tjetër i trajtonte si kukulla që thjesht aprovonin vendimet e marra.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku gjeopolitik i një presidence Trump, si për Shqipërinë dhe Kosovën, është i qartë. Trump është adhurues i Vladimir Putinit dhe mosbesues ndaj NATO-s. Ard...

13:05

Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura

Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në ...

16:05

Më mirë "M"... sesa i varfër

Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vetëm i skandalit të mikro kredive, që prej disa kohësh, po rrihet mbarë e prapë,...

14:11

S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga m...

18:55

Alibia e një proteste anti SPAK

Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i'u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir M...

16:26

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën...

17:18

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI