Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion, arrestohet 52-vjeçarja

Lapsi.al 27 July 2024
Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion, arrestohet

Një 52-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se shfrytëzonte tre vajza për prostitucion në lokalin e saj në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Sipas uniformave blu, 52-vjeçarja L. S., dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion me klientë të ndryshëm të lokalit, 20-vjeçaren M. B., si edhe dy shtetaset me iniciale O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Pas hetimeve, është vendosur në pranga menaxherja e lokalit për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si edhe 20-vjeçarja M. B., për veprën penale “Prostitucioni”.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Të këshilluara

Nis sot zyrtarisht fushata në Himarë

Në vazhdën e përgatitjeje për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Himarë më 4 gusht, KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojnë...

09:57

Parashikimi i motit për fundjavën

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika ...

08:46

Lindita Nikolla tregon arsyen e dorëheqjes

Lindita Nikolla E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informaci...

21:57

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI