Flash

Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste, Belgjika vë nën akuzë tre çeçenë

Lapsi.al 27 July 2024
Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste, Belgjika vë nën

Tre anëtarë të dyshuar të degës afgane të grupit ekstremist, Shteti Islamik, IS-Korasan, janë arrestuar në bastisjet e kryera nga Belgjikë. Ata akuzohen për planifikim të një sulmi terrorist, tha zyra e Prokurorit të Shtetit.

Katër persona të tjerë u arrestuan gjatë bastisjeve në mbarë shtetin të enjten, por më pas janë liruar pas marrjes në pyetje, u tha në njoftim. Prokurorët thanë se shtatë personat e arrestuar në Belgjikë ishin vendas të Çeçenisë, ndërkaq tre prej tyre, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë, dyshohet se janë anëtarë të IS-K.

Prokurorët belgë thanë se nuk ka indikacione që të dyshuarit veçse kishin zgjedhur një shënjestër specifike, ndërkaq nuk kanë më shumë detaje për këtë rast.

Megjithatë, pavarësisht se nuk ka pasur indikacione për një shënjestër specifike, sipas mediave belge, hetuesit belgë nuk kanë dashur të rrezikojnë, në kohën kur në Paris po mbahen Lojërat Olimpike, e ku shteti është në gatishmëri të lartë të sigurisë./ REL

Të këshilluara

Europa po kalon në periferi

Europa duhet të marrë në dorë mbrojtjen e vet pavarësisht se kush është presidenti i ri që do të marrë detyrën në janar 2025 në SHBA. Kështu mendon ministri ...

21:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI