Flash

Berisha për Lindita Nikollën: Skllave e verbër e pa dinjitet!

Lapsi.al 27 July 2024
Berisha për Lindita Nikollën: Skllave e verbër e pa dinjitet!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të djeshëm ku Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dha dorëheqjen nga ky post për arsye shëndetësore. Berisha tha se si mjek i uron Nikollës si çdo njeriu me sinqeritet shërim të shpejtë e të plotë.

Nga ana tjetër Berisha tha se për të tjerat deklaron se Nikolla, sipas tij, ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se për Ramën, Nikolla nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato si asnjë Kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ai ka shtuar se si ministre arsimi Linda Nikolla është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm, thotë Berisha, e gjendjes së arsimit në Shqipëri.

Postimi i plotë i Berishës:

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament. Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.

Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.

Si ministre arsimi Linda e parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e gjendjes së arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë, 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku. Ajo me Ndrecën, sekretar të përgjithshëm është akuzuar se dorëzoi detyrën me një vile pas rikonstruksionit prej 13 milionë euro të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit.

Të këshilluara

Lindita Nikolla tregon arsyen e dorëheqjes

Lindita Nikolla E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informaci...

21:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI