Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Shehaj: Skandaloze mbyllja e listave të deputetëve, por problemi qëndron diku tjetër

Lapsi.al 26 July 2024
Shehaj: Skandaloze mbyllja e listave të deputetëve, por problemi

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se pakti mazhorancë-opozitë për ndryshimin e kodit zgjedhor, që në thelb i mbyll listat e deputetëve, është skandaloz dhe hipokrit.

Shehaj, megjithatë, e sheh problemin e demokracisë në Shqipëri përtej hapjes apo mbylljes së listave për kandidatët për deputetë.

"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të mbajtur listat e mbyllura është skandaloz, hipokrit dhe sidomos kundër vullnetit të qytetarëve. Deputet jane zgjedhur me votën e qytetarëve dhe jane te detyruar të respektojne vullnetin e qytetarëve. Ju e dini shumë mirë, të gjithë këtu e dinë shumë mirë, që qytetarët shqiptarë duan të votojnë partinë politike por dhe kandidatin. Pavarësisht kësaj, sot ky parlament do votojë për lista të mbyllura.

Por kjo është edhe një hipokrizi njëkohësisht, sepse nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët e këtij Kuvendi, që sot do votojë për listat e mbyllura, të thotë që është në favor të listave të mbyllura." - u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Kreu i partisë Mundësia deklaroi se megjithëse ndryshimi i kodit për mbajtjen e listave të mbyllura është i dëmshëm, demokracia në vend s'ka ngecur prej tyre.

"Nuk ka dyshim që demokracia në Shqipëri ka ngecur dhe jo se listat jane te hapura apo te mbyllura.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku maxhoranca fiton 90 % të bashkive.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me e korruptuar pavarësisht skandaleve, konsolidon pushtetin politik vit pas viti.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me pothuaj te gjithe ministrat në burg, zv kryeministri në arrati, me të gjitha tenderat dhe koncensionet nën hetim për korrupsion nga SPAK-u, dhe prap qytetarët mendojnë që rrotacioni është pothuajse i pamundur" - u shpreh Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sipas Agron Shehajt, hapja e listave do ishte hap pozitiv, por i pamjaftueshëm. Sipas Shehajt, arsyeja pse rotacioni është i pamundur në Shqipëri është paraja.

"Cila eshte arsyeja pse demokracia eshte vrare dhe e ka bere rrotacionin politik pothuaj te pamundur?

Paratë, paratë, paratë. Paratë dhe pushteti. Paratë që kjo qeveri vjedh përditë, paratë që vijnë nga kapja e ekonomisë, paratë që vijnë nga pastrimi i parave të pista, kjo është arsyeja pse maxhoranca ka 12 vjet në pushtet dhe kjo është arma më e rëndësishme që kjo maxhorancë synon të mbajë pushtetin përgjithmonë.

Fituesin në zgjedhje në Shqipëri nuk e vendosin votat, por paratë dhe perdorimi i pushtetit.

Fiton kush investon më shumë para dhe jo kush krijon më shumë besim tek qytetarët." - u shpreh Agron Shehaj.

Lexo më tej: Javë mjalti PS-PD, bien dakort edhe për kuotat gjinore në listat e kandidatëve 

Sipas Agron Shehajt, zgjidhja është besueshmëria.

"Perballe parave te korrupsionit te Gjiknurit, Veliajt, Ramës... ne duhet te vendosim besueshmërinë. Besueshmëri përballë parave dhe pushtetit.

Sa më shumë para te hedhin aq me shumë të besueshem duhet të jemi. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të sjellë rotacionin politik, me çfarëdo sistemi zgjedhor dhe pavarësisht parave që ju mund të përdorni." - u shpreh Agron Shehaj, ndërsa i bëri një premtim mbështetësve të tij dhe partisë së tij të re.

"Ne do ju ofrojmë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar, nje qeveri te pakapur dhe te pakapshme. Kjo është ajo çfarë shqiptarët duan." - përmbylli Shehaj.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43