Flash

Misteri i trupit të Faton Hajrizit, avokati: Pse do kërkojmë ndihmën e Shqipërisë

Lapsi.al 26 July 2024
Misteri i trupit të Faton Hajrizit, avokati: Pse do kërkojmë

Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i cili dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe, është shprehur se do të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë për zbardhjen e kësaj çështjeje.

Komentet Gjini i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ndihma e Shqipërisë do të kërkohet me qëllim që bisedimet me Serbinë për këtë çështje të kryhen në nivel zyrtar, për arsye se Beogradi nuk e njeh ende Kosovën.

Ai tha gjithashtu se ende nuk duhet nëse Faton Hajrizi është vrarë, gjë që sipas tij do të vërtetohet vetëm pasi të jetë kqyrur trupi i tij.

“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë. Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet.

Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij”, tha Gjini.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI