Flash

Lindita Nikolla jep dorëheqjen për "arsye shëndetësore"

Lapsi.al 26 July 2024
Lindita Nikolla jep dorëheqjen për "arsye

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit me arsyetimin e problemeve shëndetësore që ia bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit të dytë më të rëndësishëm të shtetit.

"Sot mbyllet shërbimi im trevjeçar në kryer të Kuvendit si rezultat i një situatë shëndetësore që ma bën të pamundur mbajtjen e detyrës. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij kuvendi pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë", tha Nikolla me një zë ku sbquheshin lehtësisht emociomet.

Ish ministrja e arsimit, deputete aktuale e Lezhës ka kërkuar në fjalën e mbajtur para mbylljes së sesionit parlamentar që me aktin e saj mos spekullohet.

LEXO MË TEJ:

Lindita Nikolla tregon arsyen e dorëheqjes

"Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap" tha ajo.

Por një togfjalësh bëri përshtypje në tekstin e lexuar prej tashmë ish kryeparlamentares. Ai se ajo do të qëndrojë këtej e tutje edhe më pranë zgjedhësve. A mundet një njeri që jep dorëheqjen për arsye shëndetësore ta mbajë këtë premtim?

Lutja e fundit e Nikollës: Mos spekuloni me ikjen time

Dhe në fund si në të gjitha dorëjeqjet e rilimdasve nuk kanë munguar as hosanatë për shefin e madh.

"Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë" e mbylli ajo.

Nikolla ka mbajtur për plot 5 vite, në qeveritë Rama 1 dhe 2 postin e ministres së arsimit, deri sa u shlarkua nga kryeministri në dhjetor 2018. Ajo qëndroi deri në 2021 deputete e thjeshtë deri sa u gradua në postin e kryeparlamentares. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI