Flash

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku shkarkohet nga detyra

Lapsi.al 26 July 2024
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 korrik vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjyqtarja Pitaku nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e saj, Romina Zano.

Gjatë seancës dëgjimore më 24 korrik, Pitaku u pyet dhe dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha në shumën totale 65 milionë lekë, si dhe për probleme të tjera për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi paraprak. Ajo pretendoi se përmbysi barrat e provës për pasurinë dhe kërkoi riçeljen e hetimit administrativ për figurën dhe profesionalizmin.

Kryesuesja Pine njoftoi të premten se ishte rrëzuar kërkesa e subjektit për riçeljen e hetimit, pasi gjetjet e konstatuara në kriterin e pasurisë, ishte të mjafueshme për vendimarrjen.

Shpëtime Pitaku e ka nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës. Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI