Flash

Fillojnë Lojërat Olimpike, 8 sportistë kuqezi në garë (Detajet)

Lapsi.al 26 July 2024
Fillojnë Lojërat Olimpike, 8 sportistë kuqezi në garë

Nisin këtë të premte Lojërat Olimpike Paris 2024, me ceremoninë që organizohet në kryeqytetin francez. Në këtë eveniment madhor, sportistë nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë vendin e tyre në fushat përkatëse.

Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të në Lojërat Olimpike, teksa synon që të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, nuk mund të lihen pa përmendur atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

Sa i takon orareve dhe datave përkatëse, të parën nga shqiptaret do të shikojmë qitësen Manjola Konini, me 27 korrik. Më pas, brenda dy ditësh, Koxhaku dhe Meça do të përpiqen që të bëjnë me të mirën në not. Me 3 dhe 4 gusht, Gega dhe Burraj premtojnë shumë në Atletikë ndërsa me 8 dhe 10 gusht radhën e ka mundja.

Do të jenë 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht. 32 sporte të ndryshme dhe 322 evente pritet të dhurojnë spektakël për të gjithë të apasionuarit e sportit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI