Flash

Arrestohet lideri i kartelit të drøgës ‘Sinaloa’ në SHBA

Lapsi.al 26 July 2024
Arrestohet lideri i kartelit të drøgës ‘Sinaloa’

Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael "El Mayo" Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas. Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin "El Chapo" Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.

Joaquin Guzman Lopez , djali i 'El Chapo' u arrestua me të, tha departamenti i drejtësisë amerikane. Autoritetet amerikane dhe në veçanti Agjencia kundër drogës kishin në dispozicion shumën prej 15 milionë dollarësh për këdo që kishte informacion të besueshëm për arrestimin e Thabada-s.

Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se të dy të arrestuarit udhëheqin "një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë".

‘El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë i ka arrestuar në SHBA’, tha Garland oficeri më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Autoritetet amerikane kanë konstatuar se ‘fentanili’ është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.

Të këshilluara

Europa po kalon në periferi

Europa duhet të marrë në dorë mbrojtjen e vet pavarësisht se kush është presidenti i ri që do të marrë detyrën në janar 2025 në SHBA. Kështu mendon ministri ...

21:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI