Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në krye të PD-së dhe me të gjitha ato që ka kaluar mbi shpinë, lideri "non grata" ngjan i pa oksidueshëm përballë skrupujve të tillë.
Pra, akuzat se ai përsëriti një pakt okult me armikun e tij më të madh, ato se bëri një marveshje të ngjashme më atë të 2008, të anatemuar nga të gjithë, apo se tradhëtoi qytetarët shqiptarë, të cilëve u premtoi të vendosin me votën e tyre se kë duan të çojnë në parlament, do të lënë shumë pak njolla në portretin e tij. Në këtë kuptim, duke pranuar de facto mbylljen e listave, problemi i Berishës nuk është, as hipokrizia, as inkoherenca, që tashmë i merren të mirëqena. Dëmi i madh që ai i ka bërë opozitës është politik. Kjo për disa arsye... LEXO ME TEJ: