Seanca e fundit plenare në këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë njëra pas tjetrës. Mësohet se për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme pritet të kalojnë në sërë projektligjesh dhe çështje që parashikohet të krijojnë debat.
Në rend dite është përcaktuar që sot të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi. Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
Po ashtu në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.