Flash

Qëlloi me armë zjarri ndaj një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Vaun e Dejës

Lapsi.al 25 July 2024
Qëlloi me armë zjarri ndaj një personi, vihet në pranga

Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të një të riu. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe vënë në pranga një 36-vjeçar, banues në fshatin Dobraç.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J.M. 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92 lekë dhe do shitet me...

08:29

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Sipas MeteoAlb deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë me intervale të gjata kthjellimesh të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndim...

07:51

Pogradec, djali qëllon me armë babain

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë të Pogradecit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se babai, Agim Shku...

19:33

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI