Flash

Plagosje me thikë në Berat, 40-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Lapsi.al 25 July 2024
Plagosje me thikë në Berat, 40-vjeçari përfundon në

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin "Lapardha 2" në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.

Pasi kanë konsumuar alkool në lokal, ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushte e shkelma, derisa 42-vjeçari E. C. e ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin L. D.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar nga vendngjarja, në përpjekje për t'i shpëtuar policisë, e cila pas ndjekjes e kapi dhe arrestoi 42-vjeçarin. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Pogradec, djali qëllon me armë babain

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë të Pogradecit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se babai, Agim Shku...

19:33

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI