Flash

Pas marrëveshjes PD-PS/ Artan Fuga: Lulzim Basha ku jeeeeeee?

Lapsi.al 25 July 2024
Pas marrëveshjes PD-PS/ Artan Fuga: Lulzim Basha ku jeeeeeee?

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj paktit PD PS, për ti hequr mundësinë qytetarëve shqiptarë për ti zgjedhur vetë deputetët e kuvendit të ardhshëm, përmes listave të hapura, ku ai kandidat që votohet më shumë nga zgjedhësit merr automatikisht mandatin. Ai ka ironizuar justifikimet e PD-së së Berishës, pas marrëveshjes me PS-në për mbylljen e listave të deputetëve, pas te cilave qytetaret mund të zgjedhin vetëm 30 apo maksimumi 40 prej tyre....

“Hahahahahaha!

Dëgjoj zotin Bylykbashi që po thotë se listat e mbyllura, pra që do të ketë deputetë që do t'i emërojë partia dhe jo elektorati, e paskan bërë për të futur si deputetë akademikë në Kuvend!

Hahahahahahaha!

Si kanë futur deri më sot profesora, doktora, intelektualë!

Hahahahahaha!

LEXO ME TEJ:

Reforma Zgjedhore/ Kjo është marrëveshja e arritur mes PS dhe PD

Sepse ai mendoka që akademikët që emërohen deputetë nga partia pavarësisht se nuk votohen nga elektorati, janë deputetë të mirë!

Hahahahahaha!

Se një akademik, a intelektual, parimisht qenka një tip që nuk votohet nga elektorati, kurse politikanë si ai, ata po votohen!

Hahahahahaha!

Përse nuk fusni edhe ndonjë mjek nga onkologjiku!

Ai nuk dika as që Kuvendi i Shqipërisë nuk është një mbledhje katedre ku flitet për ligje të shkencës, por vendi ku shfaqet vullneti i sovranit! Ai do një sovran, elektorat që të mos zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura

Lëre Kuvendin, po nuk di si funksionon edhe shkenca!

Hahahahahaha!

Çfarë kujeje!

Hahahaha, dëgjoj zotin Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë reformë zgjedhore!

Hahahahahaha!

Po pse do të pranonte? Mos është i marrë?

Hahahahaha!

Dhe meqë nuk pranon, po votojmë këtë jo-reformën ose këto dakordësimet që na fiksojnë ne të fiksuarve!

Hahahahaha!

Me lotë, me lotë!

Zoti Lulzim Basha ku jeeeeeee? Duhet një foltore e re", shkruan Fuga.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI