Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim

Lapsi.al 25 July 2024
Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia.

Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitormit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA. Sipas ONM, vlerësimi i saktë i provave të çështjes dhe zbatimi korrekt i kuadrit ligjor përkatës, do të sillte rrëzimin e vendimit të Komisionit.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e paraqiti çështjen në Kolegj dhe gjatë bisedimeve përfundimtare më 9 korrik, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të parashtruara në ankim, duke konstatuar rastet që sipas tij, paraqesin gjykim të dobët të subjektit dhe me gabime që i cilësoi thelbësore e serioze. Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë nga detyra.

Subjekti nga ana e tij, veç parashtrimeve kundër shkaqeve të ankimit, vendosi në dispozicion të KPA dhe vendime të dhëna prej tij, për të cilat pretendoi se kishin vlerë orientuese në vlerësimin e profesionalizmit të tij, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama tha gjatë shpalljes së vendimit të enjten se, 9 rastet e konstatuara duhej të ishin verifikuar nga Komisioni në drejtim të aftësive profesionale, pasi kishte probleme të përsëritura.

Sipas KPA, subjekti rezulton të ketë treguar gjykim të dobët dhe me mangësi serioze, që kanë sjellë ndikim me peshë, si në palët në gjykim, ashtu dhe tek të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e proceseve.

Kolegji ka vlerësuar të shqyrtojë vetëm problemet në aspektin procedural, pa trajtuar themelin e çështjeve të gjykuara nga Fuçia.

Megjithatë, problemet e konstatuara, përfshi revokimin e një mase arresti dhe shuarjen e masës së sigurisë ndaj një personi në kërkuar për ekstradim nga drejtësia italiane, u vlerësuan nga Kolegji se mund të shërohen nga trajnimi i detyruar njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kryesuesja Rama tha se trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash vendosi të ndryshojë vendimarrjen e KPK, të pezullojë nga detyra për një vit gjyqtarin Laurent Fuçia dhe ta detyrojë atë për të ndjekur trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës./BIRN

Të këshilluara

Vatër e madhe zjarri në Blacë dhe Podgorie

Në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve, nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e k...

17:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43