Flash

Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike

Lapsi.al 24 July 2024
Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike

Konsumi i energjisë elektrike ka pësuar rritje, si pasojë e temperaturave të larta gjatë javëve të fundit teksa Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka realizuar disa procedura blerjeje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatore.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN gjatë muajit korrik janë realizuar 7 tenderë, teksa në total janë shpenzuar gati 3.4 mln euro. Çmimi mesatar, me të cilin është siguruar energjia varion nga 100 – 123 euro/mWh, teksa sasitë e blera gjatë procedurave të realizuara nuk kanë qenë shumë të mëdha. Ndërkaq, këto shpenzime i shtohen atyre të realizura më herët, duke bërë që deri më tani fatura të shkojë në 15.4 mln euro.

Viti 2024 mund të kosniderohet i mirë nga pikëpamja hidrike, pasi prodhimi në Kaskadën e lumit Drin arriti të plotësojnte nevojat konsumatore deri në mesin e muajit qershor, kur nisën eksportet e para.

Në gjysmën e parë të vitit situata hidrike favorizoi aktivitetin tregtar të KESH, që zhvilloi 2 tenderë për shitje energjie si dhe një sërë procedurash optimizimi. Një procedurë optimizimi është realizuar edhe gjatë muajit korrik, përmes të cilës Korporata gjeneroi 77200 euro.

Realizimi i procedurave të shit – blerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Kjo pasi, e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare. Në total, së bashku me procedurën e fundit të optimizimit, KESH ka gjeneruar gjatë këtij viti rreth 6.3 mln euro të ardhura nga aktiviteti tregtar. (Ola Mitre)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI