Flash

Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura

Lapsi.al 24 July 2024
Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura

Në Komisionin e Ligjeve në parlament po përmbyllet një formalitet i dakordësuar që më parë mes PD dhe PS, për ti hequr mundësinë qytetarëve shqiptarë për ti zgjedhur vetë deputetët e kuvendit të ardhshëm, përmes listave të hapura, ku ai kandidat që votohet më shumë nga zgjedhësit merr automatikisht mandatin.

Në draftin me bekimin e të dyja palëve që Lapsi.al e ka lexuar është rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë. Por duke qenë se listat e partive me kandidatë për deputetë janë shumë më të gjata sesa ata që shkojnë realisht në kuvend praktikisht i takon që pothuajse pjesa dërrmuese e deputetëve emërohen nga Rama dhe Berisha. qytetarët mund të vendosin vetëm 30 apo maksimumi 40 prej tyre. Sipas një llogarie që ka bërë Endri Shabani, kryetari i Nisma Thurrje, partia që e ka pasur kauzë të vetën hapjen e listave, Partia Demokratike mund të dërgojnë në kuvend vetëm 1 deri në 5 të zgjedhur me votë qytetare. Kështu përshembull: "Nëse Berisha arrin të marrë votat e 2021, votuesit do mund të zgjedhin nga një deputet në Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Dibër.

LEXO ME TEJ:

Reforma Zgjedhore/ Kjo është marrëveshja e arritur mes PS dhe PD

Ndërkohë nuk do ketë fare garë në Tiranë, Durrës, Fier, Kukës, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, sepse të gjithë deputetët e PD-së në këto qytete do jenë të emëruar" shkruan Shabani.

Këtë pakt e ka denoncuar edhe ish kreu i Partisë Demokratike, deputeti Lulzim Basha. "Keni parë në këto orë të flitet për gjasme negociata për Reformën Zgjedhore.

Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve.

Ata sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkarisht, sepse nuk duan t’i fuqizojnë qytetarët duke i dhënë forcë votës së tyre, por duan t’i trajtojnë si dele" ka shkruar ai në Facebook.

Edhe më qesharake e ka bërë situatën fakti se drafit i rënë dakord mes PD dhe PS iu është bërë fakt i kryer deputetëve duke ua shpënë atë atyre për diskutim vetëm gjysëm ore përpara seancës në komisionin e ligjeve.

"S’ka asnjë lloj logjike, që unë e mësoj gjysmë ore para, s'kam pasur mundësi ta lexoj pr.ligjin që është depozituar nga PS dhe PD. Gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu", është revoltuar Dash Sula që e ka krahasuar paktin e tanishëm me marëveshjen Rama Berisha, të 21 prillit 2008, që ndryshoi kushtetutën për të prodhuar një kryeministër të palëvizshëm.

Natyrisht kjo shpërfillje flagrante e qytetarëve dhe për më tepër e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është shprehur me vendim për listat e hapura ka autorësinë e dy njerëzve Edi Ramës dhe Sali Berishës që duan ti kenë sa më nën kontroll të gjithë deputetët e parlamentit të ardhshëm. Por kjo fitore e tyre në tavolinë shkatërron edhe më imazhin e tyre në publik. Kryeministri del një hipokrit par exellecce që e ka harruar përbetimin asnjë marëveshje me 'Non Gratën". Ai përforcon akuzat për një rregjim autoritarist ku Rama duhet ta ketë gjithcka nën kontroll.

Andi Bushati: Dhe listat u hapën… (të gjitha gënjeshtrat e dy mandateve të Ramës) 

Po e humbura më e madhe në imazh e kësaj marrëveshjej është opozita. Ideja e listave të mbyllura bie totalisht ndesh si koncept me përrallën e bukur të primareve që propogandojë foltorja. Për më tepër në një regjim shtypës e abusiv i takon opozitës të kërkojë aleancë me qytetarët, duke ia lënë atyre në dorë një pjesë të vendimarrjes se cili do të jetë deputet i ardhshëm. Duke e prerë këtë mundësi përmes listash pothuajse të mbyllura, Berisha dëshmon se po kërkon më shumë sesa fitoren një listë të sigurtë besnikësh në opozitë.

Nëse në seancën e të enjtes në parlament miratohet po i njëjti draft që Lapsi.al ka lexuar sot 100 deri në 110 deputetë të kuvendit të ardhsëm pritet të jenë zara të kryetarëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI