Flash

GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e Onkologjikut

Lapsi.al 24 July 2024
GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e

GJKKO ka lënë në fuqi të njëjta masa sigurie, sikundër kishte vendosur edhe Gjykata e Tiranës, ndaj ekipit të mjekëve dhe personelit të Onkologjikut, pas skandalit që përfshiu këtë spital. Skandali i Onkologjikut u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por dosja më pas i kaloi SPAK-ut për mungesë kompetence.

Kështu, GJKKO vendosi:

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI