Flash

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 21 vatra, aktive vetëm tre

Lapsi.al 23 July 2024
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 21 vatra, aktive vetëm tre

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend.

Ministria sqaron se janë raportuar 21 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ndërkohë që bën me dije se momentalisht janë aktive vetëm tre prej tyre, pasi pjesa tjetër është neutralizuar.

MB u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet vendore, duke raportuar në kohë vatrat e zjarrit, për të shmangur përhapjen në sipërfaqe më të gjera

Njoftimi: 

Situata e zjarreve në vend

21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, në territorin e vendit. 18 prej tyre janë shuar falë përpjekjeve të vazhdueshme të qindra forcave operacionale që po punojnë në terren, në këto temperatura të larta. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile 3 vatra zjarri janë ende aktive.

Efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izlomin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër. Puna ka vazhduar për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe në vatrën e zjarrit midis fshatrave Goranxi dhe Derviçan, në Dropull të Poshtëm. Për shkak të temperaturave, terrenit të vështirë dhe erës së fortë zjarri dje në këtë zonë mori përmasa të mëdha duke përkeqësuar situatën në fshatrat Dhuvjan, Goranxi dhe Derviçan.

Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, sa herë kërkohet ndërhyrja e tyre. Ju lutemi banorëve të bashkëpunojnë me autoritetet vendore, duke raportuar në kohë vatrat e zjarrit, për të shmangur përhapjen në sipërfaqe më të gjera!

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete. Punonjësi ...

21:18

Momenti kur Blushi godet me grusht Halitin

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi...

20:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI