Flash

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, regjistrohen 11 parti

Lapsi.al 23 July 2024
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, regjistrohen 11 parti

Në 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Himarë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, kjo pas heqjes së mandatit për Fredi Belerin.

KQZ ka mbajtur sot mbledhjen ku është kryer edhe regjistrimi i 11 partive të cilat do të marrin pjesë në proces.

Bëhet fjalë për partitë: PS, PDK, PR, FRD, PBDNJ, PL, PDK, PD, PAA, PBKD dhe PBD.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi regjistroi edhe Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Sali Berisha.

“Regjistrohet ehde Partia Demokratike me shkronjat nismëtare PD dhe me drejtues komitetin nismëtar të përfaqësuar nga zoti Sali Berisha”, u shpreh Celibashi.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete. Punonjësi ...

21:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI