Flash

Vendi ku vdiq emigranti shqiptar, britania mbyll anijen famëkeqe, Bibby Stockholm

Lapsi.al 23 July 2024
Vendi ku vdiq emigranti shqiptar, britania mbyll anijen famëkeqe, Bibby

Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka njoftuar se kontrata për anijen Bibby Stockholm, e cila është përdorur për të strehuar azilkërkuesit në brigjet e Dorset, nuk do të rinovohet në janar. Anija, e cila ka qëndruar ankoruar në Portland, ka qenë një pjesë e programit për azilkërkuesit, por zgjerimi i përdorimit të saj do të kushtonte mbi 20 milionë paund në vitin e ardhshëm.

Bibby Stockholm është një anije trekatëshe me kapacitet për deri në 500 burra në moshën nga 18 deri në 65 vjeç. Vendimi për të mos rinovuar kontratën është pjesë e një angazhimi të qeverisë laburiste për të rregulluar sistemin e azilit dhe për të reduktuar kostot për taksapaguesit.

Anija do të vazhdojë të strehojë azilkërkues deri në skadimin e kontratës në janar 2025. Kjo mbyllje vjen pas një debati të gjatë dhe shqetësimesh nga banorët vendas në Portland, disa prej të cilëve kundërshtuan praninë e anijes për shkaqe të impaktit në komunitet dhe shërbimet lokale.

Aktivistët gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për kushtet në të cilat jetojnë azilkërkuesit në anije, duke përmendur rastin e emigrantit shqiptar Leonard Farruku i cili u gjet i vdekur në kabinën e tij.

Leonard Farruku, 27-vjeçari shqiptar, ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar në anijen Bibby Stockholm në portin Portland, Dorset. Ai ishte në pritje të vendimit për kërkesën e tij për azil nga Zyra e Brendshme kur u zbulua se kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli, e cila i ishte dhënë nga Home Office. Farruku kishte mbërritur në Angli një vit më parë me një varkë të vogël përmes Kanalit të Mançesterit, pas pagesës së 4,000 euro kontrabandistëve.

Dyshohet se ai e ka marrë vendimin për ti dhënë fund jetës në kabinën e tij pasi kishte shqetësime për shëndetin e tij mendor.

Të këshilluara

Makina aksidenton të miturin në Lungomare

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur, i cili ka tentuar të kalojë rrugën m...

15:20

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI