Flash

Mori shufra ari dhe para, senatori Bob Menendez dorëhiqet pasi u shpall fajtor për korrupsion

Lapsi.al 23 July 2024
Mori shufra ari dhe para, senatori Bob Menendez dorëhiqet pasi u shpall

Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi shpalljes fajtor për korrupsion javën e kaluar, çka nxiti thirrjet në mesin e demokratëve, që ai të jepte dorëheqjen.

Zoti Menendez është shpallur fajtor se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i qeverisë së Egjiptit.

Guvernatori demokrat i Nju Xherist, Phil Murphy pritet të caktojë një zëvendësues për zotin Menendez, që ka përfaqësuar Nju Xhersin në Senat që në vitin 2006 dhe ka drejtuar Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë., para se të largohej nga posti, pas ngritjes së akuzave ndaj tij vitin e shkuar.

Zoti Menendez, 70 vjeç u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork në 16 korrik për të 16 akuzat penale me të cilat përballej.

Ai dhe gruaja e tij kishin pranuar shufra ari dhe para në dorë si edhe në formë pagesash për kredi makinash dhe banesash si ryshfet nga tre biznesmenë në këmbim të dhënies së miliarda dollarëve në ndihmë amerikane për Egjiptin, ku njëri prej biznesmenëve kishte lidhje me zyrtarë të qeverisë.

Letra e dorëheqjes së tij u lexua me zë të lartë në sallën e Senatit.

Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Masa e dënimit për të është caktuar të jepet në 29 tetor, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku ai po garon si kandidat i pavaruar.

Një sërë demokratësh i kishin bërë thirrje zotit Menendez të dorëhiqej, mes tyre, guvernatori Murphy, udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer dhe senatori tjetër i Nju Xhersit, Cory Booker./VOA

Të këshilluara

Europa po kalon në periferi

Europa duhet të marrë në dorë mbrojtjen e vet pavarësisht se kush është presidenti i ri që do të marrë detyrën në janar 2025 në SHBA. Kështu mendon ministri ...

21:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI