Flash

Mashtronte institucionet arsimore me programe për të udhëtuar falas në SHBA, arrestohet 20-vjeçari

Lapsi.al 23 July 2024
Mashtronte institucionet arsimore me programe për të udhëtuar

Një 20-vjeçar është arrestuar të hënën, pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masat e sigurisë ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuar 20-vjeçar, i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. I arrestuari kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.

Të këshilluara

Ministri Arbian Mazniku paraqitet në SPAK

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku është paraqitur në SPAK. Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme. Sipas...

09:54

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI