Flash

Këlliçi: Mariglen Qato pasi shkatërroi pallatet në Tiranë, mori leje nga Veliaj për të ndërtuar aty sërish pallate

Lapsi.al 23 July 2024
Këlliçi: Mariglen Qato pasi shkatërroi pallatet në

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, është gjithashtu edhe denoncues i aferës së Inceneratorit të Tiranës dhe kompanisë "5D".

Ai ka analizuar dokumentin që publikoi dje, ku bashkia e Tiranës kishte nënshkruar me kompaninë me emër ‘Vas Construcsion’ në atë kohë dhe ‘5D’ sot, një kontratë për shkatërrimin e 13 pallateve në zona të ndryshme në Tiranë.

I ftuar në "A Show" në Syri Tv, Këlliçi deklaroi se, pasi u prishën këto pallate, kompania "5D" mori dy leje ndërtimi në ato sheshe ku ishin pallatet që u shkatërruan.

"Mariglen Qato i cili ështe drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë moment, shkon me fadrona për të prishur pallatet dhe tenderin, punën publike për shembjen e këtyre pallateve e merr kompania e tij, ‘5D’ në atë moment ‘Vas Costrucsion’. Por nuk mbaron me kaq. Hapen sheshet? Në dy prej këtyre shesheve me firmën e Veliajt, ‘5D’ merr leje për të ndërtuar pallate. Skemë vjedhje si kjo, është e padëgjuar. Përtej çdo imagjinate dhe arrogancë, por me një garanci mesa duke që nuk do të kallëxoheshin kurrë dhe opozita nuk do ti denonconte opozita këto skandale. Sot i ka ngelur sharra në gozhdë.

Ky dokument u bë publik dje, u dërgua në SPAK. Pyetja e thjeshtë që kam unë, kur arrin Belindi dhe grupi i ekspertëve në PD gjen këto dokumente, si mundet SPAK që ka në shërbim të plotë, policinë, tatimet, SHISH, shërbime partnere ndërkombëtare, si mundet këta që nuk i gjejnë këto dokumente. Si mundet këta edhe sot 15 muaj pas kallëzimit për ‘5D’ nuk e dinë ende se kush është titulluari i autoritetit kontraktor. Kemi kapur një grup të strukturuar kriminal në bashkinë e Tiranës, por SPAK është gati të arrestojë çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, pa mbërritur tek koka e kësaj skeme", tha Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI