Flash

Grushtat në Këshillin Bashkiak/ Meta: Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë

Lapsi.al 23 July 2024
Grushtat në Këshillin Bashkiak/ Meta: Zëri ynë do të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka folur mbi tensionet ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.

“Ata goditën Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës”, u shpreh Meta.

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 

Ndër të tjera, Meta u shpreh se pas ngjarjes së djeshme, zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë e protesta do të ketë përshkallëzim.

"Ata goditen Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blen, u dhunuan. Por, ata nuk e kanë target Tedi Blusin për këtë arsye, që denoncon i pari.

Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin. Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim. Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë.

Ndaj e theksoj edhe njëherë, morri që kreu atentatin dje dihet se kush është, tre porositësit nuk kemi nevojë të na ri tregoj morri, se dimë se kush janë." - u shpreh Meta.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete. Punonjësi ...

21:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI