Flash

Europa po kalon në periferi

Lapsi.al 23 July 2024
Europa po kalon në periferi

Europa duhet të marrë në dorë mbrojtjen e vet pavarësisht se kush është presidenti i ri që do të marrë detyrën në janar 2025 në SHBA.

Kështu mendon ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, sipas të cilit partneriteti transatlantik do të vijojë të mbetet i rëndësishëm, por për SHBA qendra e gravitetit tani është Azia.

“Politico” shkruan se Sikorski ka prezantuar një dokument prej pesë faqesh në takimn e ministrave të Jashtëm të BE-së këtë të hënë, përmes së cilës u bën thirrje vendeve anëtare të Unionit që të nisin të përshteten me ndryshimet e reja që vijnë nga SHBA.

Ministri polak bën po ashtu thirrje që BE të korrigjojë sa më shpejt perceptimin se SHBA është manipuluar në marrëdhëniet tregtare me BE, nisur nga deficiti tregtar që SHBA ka me kontinentin e vjetër.

Në dokument propozohet që BE-ja të nisë një fushatë diplomatike për të bindur palën amerikane për të nevojën e dyanashme të një komunikimi strategjik, diçka që lë të kuptohet se koha kur historia kalonte në Europë po perëndon.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI