Flash

Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse

Lapsi.al 22 July 2024
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Perëndimi po përgatitet për luftë direkte me Rusinë, madje sipas tij më shpejt sesa shumëkush mund të shohë dhe kuptojë:

"Ata po përgatiten tashmë për një konflikt me Federatën Ruse dhe po përgatiten shumë më shpejt sesa disa njerëz pëlqejnë të shohin në çdo kuptim.

Ne e dimë këtë nga përgatitjet ushtarake, ne e dimë sesi po shkojnë ato. Po ju them se ata po përgatiten për një konflikt ushtarak".

Sipas tij arsyet e luftës janë strikt ekonomike dhe energjetike: Rusa ka shumë naftë, gaz, fosfate, ar dhe argjend dhe çdo gjë që Perëndimi ka nevojë.

Vuçiç po ashtu ka sjellë në vëmendje edhe ato që agjencia ruse e lajmeve “Tass”, i quan “ide nga vendet skandinave sipas të cilave Rusia nuk meriton të ketë një territor të tillë, pasi Rusia është provincë e të gjithë njerëzimit”.

Të këshilluara

Momenti kur Blushi godet me grusht Halitin

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi...

20:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI