Flash

Vatra të fuqishme zjarri në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri

Lapsi.al 22 July 2024
Vatra të fuqishme zjarri në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri

Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Disa vatra zjarri janë ende aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.

Aktualisht zjarri në Fushë Lurë është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta, dhe afër zjarrit janë të rrezikuara 5 banesa raporton gazetari Enver Doçi.

Këtu janë përqendruar edhe forcat operacionale për të evituar çdo dëm të mundshëm.

Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.

Në neutralizimin e zjarrit nga toka janë angazhuar nga bashkia 52 forca, të mzsh, të adzm, pyjore e bashkisë, E.Civile dhe forca vullnetare, si dhe 50 forca efektiv të FA, që janë përfshirë në operacion në të dy vatrat, por nuk është arritur të vendoset nën kontroll e gjithë situata.

Ndërkohë autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

Burime bëjnë me dije se një ditë më parë ka ndërhyrë helikopteri i FA por e ka ndërprerë operacionin për shkak të dëmtimin të kavos së kovës që mbushet me ujë.

Të këshilluara

21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK. Ai e quajti SPAK ...

15:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI