Flash

Tërheqja e Bidenit pritet të jetë tema kryesore në takimin e BE-së

Lapsi.al 22 July 2024
Tërheqja e Bidenit pritet të jetë tema kryesore në takimin e

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, që do të mbahet sot.

Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump. Megjithatë, vendimin përfundimtar për kandidatin do ta marrë Partia e tij Demokratike.

Kryeministri polak, Donald Tusk, e lavdëroi Bidenin për, siç shkroi në X, “vendimet e shumta të vështira, falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia është më e fortë”.

Por, Geert Wilders, udhëheqës i ekstremit të djathtë në Holandë, postoi një fotografi që e tregonte Trumpin me grusht të ngritur, pas atentatit kundër tij, së bashku me fjalët “President Trump”.

Vëmendja ka të ngjarë të përqendrohet edhe te kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u takua me Trumpin këtë muaj./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI