Flash

Sherri në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj

Lapsi.al 22 July 2024
Sherri në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj

(foto ilustruese) 

Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ai u godit me letra nga sekretari i përgjitshëm i PL-së, Tedi Blushi.

Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”. 

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 

Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”. 

Reagimi i plotë: 

Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5 mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.

Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.

Të këshilluara

21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK. Ai e quajti SPAK ...

15:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI