Flash

Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Lapsi.al 22 July 2024
Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete.

Punonjësi i policisë akuzohet për kryerjen e veprës penale "Dhunë në familje”. Sipas informacioneve ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

Momenti kur Blushi godet me grusht Halitin

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi...

20:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI