Flash

OMONIA nxjerr emrat: Tavo ka regjistruar votues nga Dropulli në Himarë, familjen e vëllait dhe ish-kryetarit të bashkisë

Lapsi.al 22 July 2024
OMONIA nxjerr emrat: Tavo ka regjistruar votues nga Dropulli në

Organizata OMONIA denoncon kandidatin e PS në Himarë, Vangjel Tavo, se po sjell familjarë dhe të njohur të tij si votues në fshatin Borsh. Përmes një deklarate OMONIA përmend gjithashtu edhe emrin e ish-kryetarit të Dropullit, Ahilea Decka, i cili familjarisht figuron i transferuar me vendbanim në Bashkinë Himarë. Bashkë me të është gjithashtu vëllai i Tavos, Grigor. "O budallenj, nuk e fitoni dot Himarën me emigrantë nga Dropulli", thuhet mes të tjerash në reagimin e OMONIA-s. Më poshtë deklarata e plotë.

KANDIDATI I IMPORTUAR ME LISTE TE IMPORTUAR

Miq , votues , Himariote , Shqiptare ku do qe jeni , te angazhuar apo te pa angazhuar ne fushate , tifoze , asnjeanes , indiferente , partiake , ju qe e doni demokracine por edhe ju qe nuk e doni , ndalni nje cast te refelektoni …. V.Tavo kandidati i Pushtetit per Kryetar Bashkie ne Himare , i importuar nga Dropulli per te qeverisur Himaren se “mbaruan” djemte e Bregut dhe Himares erdhi ne kete fushate absolutisht i sforcuar, pa mbeshtetjen e Himarioteve , pa asnje kontribut real per Himaren pa asnje kontribut per njerezit e saj , i mbeshtetur nga konjuktura te dyshimta dhe grupe interesaxhinjsh qe Himares i synojne plazhet tokat dhe rrogat ne Bashki . V.Tavo erdhi se eshte ushtari i Kryeministrit Rama qe do te mposhte shpirtin e Himares …

Sado qe i vodhen nje pale zgjedhje , nuk ngopen ne zullume e paudhesi .. duan te vjedhin perseri… Sado qe ka cdo pushtet te mundshem dhe ushtron cdo ndikim , te ligjshem dhe te paligjshem ndaj votuesve per tu marre votem ne premtime boshe dhe mashtrime , ky i pa turp qe Himaren do ta beje ciflikun e tij e te shokeve te tij te importuar nga Saranda , Gjirokastra , Dropulli , Tepelena dhe Vlora ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjare e te aferm .

Sic e do tradita e hajduteve , nuk rrine dot pa futur duart ne lista e pa trukuar rezultatet. Nuk permbahen dot …

Bashkelidhur do te shihni sesi V.Tavo ka rregjistruar ne Borsh te Himares familjen e vellait te vet Grigor Tavo , Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo. Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit te Bashkise Dropull Ahilea Kristofor Decka , Eli Vasil Decka , Eli Taqi Decka ,Kristina Ahilea Decka .

Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini , Nisli Gjini , Mustafa Gjini , Fatbardha Gjini , Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini . Keta votues dhe shume te tjere qe do behen publike ne vijim nuk i lidh asgje me Borshin dhe Himaren . As jetojne aty dhe as kane shtepi aty . Ata kane ardhur te manipulojne dhe ndryshojne rezultatin zgjedhor . Keta te gjithe jane bashkepunetore ne krime zgjedhore .

OMONIA Himare i ben thirrje Goles te rrije ne Lekures qe e ka me letra fallco e te mos duket ne keto ane , Ahilese te rrije ne Dropull se aty e ka vendin dhe te perdorurve te tjere ti therrasin mendjes se skane per ti shpetuar drejtesise ! Bregu eshte vend i ashper ….e thote kenga e trasheguar ne breza …. O budallenj , se fitoni dot Himaren me emigrante nga Dropulli ! Kaq per sot … Ne nuk i druhemi betejes , ne nuk i trembemi hajduteve te zgjedhjeve !Nuk e mundni dot Himaren ! Ne do te fitojme ! Himara jemi ne! Petro Gjikuria biri i Dhermiut dhe Himares heroike do te jete Kryetari i ri Bashkise Himare.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet polici në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 55-vjeçar, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytete. Punonjësi ...

21:18

Momenti kur Blushi godet me grusht Halitin

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi...

20:46

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI